Lajçak: BE i ka vetëm dy kushte për Ballkanin e Hapur

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 10:11
Lajçak: BE i ka vetëm dy kushte për Ballkanin e Hapur

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur sërish për nismën Ballkani i Hapur, për të cilin shprehu mbështetje.

I pyetur nëse e sheh projektin “Ballkani i Hapur” si një tregues se familja ballkanike mund të funksionojë, ai u përgjigj se BE-ja është e mendimit se bashkëpunimi rajonal është i dëshirueshëm dhe i mirëpritur.

Megjithatë, Lajçak s’e fshehu se në fillim kishte pikëpyetje se pse nevojitet kjo nismë kur tashmë ka mjaft formate të tilla, ai tha se ndryshoi mendim kur pa entuziazmin e vendeve pjesëmarrëse dhe tha se BE-ja është e gatshme ta mbështesë, siç raporton revista serbe “Nedeljnik”.

“Ne kemi vetëm dy kushte. Njëri është që projekti të jetë gjithëpërfshirës, ​​të mos përjashtohet askush nga ai dhe i dyti që gjithçka që është dakorduar të jetë e bazuar në standardet europiane, që të ndihmojë në rrugën europiane”, tha Lajçak.

Ai shtoi se në vend të polemikave do të ishte mirë të fokusoheshim në rezultate konkrete dhe se ky projekt, nëse rezulton i dobishëm, është i mirëseardhur.

(Kosova Sot Online)