Kuvendi i Shqipërisë shqyrton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, deputetët mbajnë një minutë heshtje

  • E.K /
  • 07 July 2022 - 11:45
Kuvendi i Shqipërisë shqyrton Rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, deputetët mbajnë një minutë heshtje

Në seancën e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë pritet miratimi i projektrezolutës që do ta dënojë gjenocidin serb në Srebrenicë.

Në nderim të viktimave të kësaj masakre, Kuvendi mbajti  një minutë heshtje.

Në projekt rezolutën e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste konfirmohet qëndrimi i Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Ndër të tjera theksohet se dënohet fuqimisht çdo prirje dhe veprim për të mohuar publikisht me qëllim ose jo, gjenocidin e kryer në Srebenicë, fshehjen e motiveve, lëvdimin e autorëve, ideatorëve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi. 

(Kosova Sot Online)