Ambasadori amerikan: SHBA është e përkushtuar ndaj rolit të NATO-s në Kosovë

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 23:00
Ambasadori amerikan: SHBA është e përkushtuar ndaj rolit të NATO-s në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, është takuar me Julianne Smith, ambasadore e SHBA-ve në NATO.

Kështu ka njoftuar vetë Hovenier, përmes një postimi në Twitter, në të cilin ka shtuar se ky takim ka ndodhur gjatë vizitës që Këshilli i Atlantikut të Veriut pati në Kosovë.

Tutje, ai shton se SHBA-të së bashku me KFOR-in janë të përkushtuara për promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës, por edhe rajonit.

“E lumtur që takova kolegen time Ambasadoren Julie Smith gjatë vizitës së Këshillit të Atlantikut të Veriut në Kosovë. SHBA-të janë të përkushtuara ndaj rolit të domosdoshëm të NATO-KFOR-it në promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe për rajonin”, ka thënë Hovenier.

(Kosova Sot Online)