Konjufca nuk e votoi projektligjin e Kurtit e Haxhiut, rreth 7 muaj më parë e përkrahte

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 20:41
Konjufca nuk e votoi projektligjin e Kurtit e Haxhiut, rreth 7 muaj më parë e përkrahte

Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, sot nuk e ka votuar Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme. Byroja për Konfisikim e Pasurisë nuk është miratuar për shkak të kuorumit.

Dilemat e Konjufcës për votimin e këtij projektligji janë shfaqur pas vërejtjeve serioze nga Komisioni i Venecias, ndërkohë që shoqëria civile ka kërkuar që ky ligj të kthehet në pikën zero.

Askush nuk do ta mendonte refuzimin e Konjufcës për ta votuar Projektligjin në dhjetor të vitit 2021, kur shprehej se e mirëpret votimin nga Qeveria e Kosovës të këtij projektligji.

“E mirëpres votimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës të projektligjit për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.  Si kryetar i Kuvendit do të kujdesem që, për shkak rëndësisë së këtij ligji, ai të trajtohet me prioritet. Pasuria e pajustifikueshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet qytetarëve”, shkruante Konjufca më 29 dhjetor 2021.

(Kosova Sot Online)