Berisha nuk “tradhtohet” nga kritikët, kush iu bashkua në protestë

  • A.P /
  • 07 July 2022 - 20:57
Berisha nuk “tradhtohet” nga kritikët, kush iu bashkua në protestë

Kryedemokratit Sali Berisha, i janë bashkuar në protestë, edhe deputetë kritikë.

Mes tyre përmendim disa emra si: Grida Duma, Dashnor Sula, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, me nënkryetarin e kësaj force politike, Petrit Vasili.

Deputetët e mësipërm janë treguar kritikë ndaj Berishës, por sot ata kanë dalë në shesh për të protestuar kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Në protestë është edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

(Kosova Sot Online)