Nga sot mot “vjeshtor”, reshje të shumta shiu e rënie e temperaturave

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 08:17
Nga sot mot “vjeshtor”, reshje të shumta shiu e rënie e temperaturave

Prishtina Weather ka njoftuar se nga sot pritet të mbajë mot “vjeshtor” në vend, me reshje të shumta shiu. Në fundjavë pritet edhe rënie e temperaturave nën 20C.

Java e ardhshme, sipas parashikimeve të fundit, ditëve të para do të mbetet me mot paksa më të freskët dhe kryesisht me diell. 

Erërat që pritet të fryjnë, do të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të mira dhe pranueshme. 

Indeksi i rrezeve ultraviolete ditën e enjte mbetet në vlera shumë të larta, me ç’rast vlen rekomandimi që t’i shmangemi ekspozimit në diell orëve të mesditës.  Ditëve të tjera kur do të ketë më shumë vransira, rreziku do të jenë në nivele të ulëta.

8.07 – Kryesisht vranët, erë dhe me reshje më të shumta shiu nga orët e pasdites, që vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

9.07 – Reshjet vazhdojnë edhe përgjatë orëve të mëngjesit.  Gjatë ditës mbetet mot kryesisht me vransira, me reshje lokale shiu dhe i freskët.

10.07 – Kryesisht me vransira, me riga lokale shiu orëve të mëngjesit.

11.07 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe deri në 10C ditën e diel, ndërsa maksimalet, zbresin në 25C ditën e premte, e të shtunën edhe në 19C.

Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme nga veriu e verilindja 5-15m/s, me hpve edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.

(Kosova Sot Online)