Kjo është arma e çuditshme me të cilën u qëllua Shinzo Abe

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 08:59
Kjo është arma e çuditshme me të cilën u qëllua Shinzo Abe

Arma me të cilën u krye sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, ishte e bërë vetë, sipas raportimeve.

Ajo ishte një armë gjahu që ishte bërë në kushte shtëpie. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari po tentonte të vriste ish-kryeministrin, Shinzo Abe, duke qëlluar me një “pajisje të ngjashme me armë”.

Personi i dyshuar u arrestua menjëherë në vend të ngjarjes nga policia. Personi që u arrestua u identifikua si Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, banor në qytetin Nara, me akuzën për vrasje në tentativë në orën 11:32 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale.

Abe po mbante një fjalim përpara një stacioni treni, duke bërë thirrje që të votohet një kandidat nga partia e tij.

Ai aktualisht është në gjendje kritike.

(Kosova Sot Online)