Osmani ngushëllon për vdekjen e Abes, kujton rolin e tij për Kosovën

  • e.k /
  • 08 July 2022 - 12:05
Osmani ngushëllon për vdekjen e Abes, kujton rolin e tij për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vdekjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, duke kujtuar rolin e tij që pati në lidhjen me Kosovën.

“Thellësisht e mërzitur për vdekjen tragjike të ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ai ishte një lider i shquar që luajti një rol të rëndësishëm në thellimin e lidhjeve Kosovë-Japoni dhe do të mbahet mend si aleat i popullit të Kosovës. Ngushëllimet tona janë me familjen Abe dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Osmani.

Abe vdiq në spital pasi nuk u përballoi plagëve të marra. Ai u sulmua me armë zjarri derisa po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari u arrestua menjëherë në vend të ngjarjes.

Për këtë sulm reaguan shumë liderë botërorë, duke dënuar ashpër sulmin ndaj tij.

(Kosova Sot Online)