Dollari vazhdon ta sfidojë keq Euron, kaq është dallimi

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 12:50
Dollari vazhdon ta sfidojë keq Euron, kaq është dallimi

Për herë të parë në 20 vjet dollari amerikan ka arritur vlerën e euros, duke u barazuar.

Trendi i rritjes së dollarit kërcënon të dëmtojë kompanitë amerikane sepse mallrat e tyre bëhen më të shtrenjta për blerësit e huaj. Nëse eksportet e SHBA-së do të dobësoheshin si rezultat i kësaj, po ashtu do të dobësohej edhe ekonomia tashmë e ngadalësuar e SHBA-së.

Megjithatë, ka edhe një anë pozitive për amerikanët: Një para më e fortë siguron lehtësim modest nga inflacioni, sepse mallrat e shumta që importohen në SHBA – nga makinat e kompjuterët te lodrat e  pajisjet mjekësore – bëhen më pak të shtrenjta. Një dollar i forcuar ofron gjithashtu përfitime për turistët amerikanë që vizitojnë bukuritë në Europë, nga Amsterdami në Athinë.

Indeksi i dollarit amerikan, i cili mat vlerën e parave amerikane kundrejt gjashtë monedhave kryesore të huaja, është rritur me gati 12% këtë vit në një nivel më të lartë në dy dekada. Euro tani vlen pak më pak se 1.02 dollarë.

Dollari po rritet për shkak të përpjekjeve që SHBA po bën për të ulur inflacionin.

(Kosova Sot Online)