Pas shifrës alarmante të rasteve me Covid, Instituti del me një apel

  • G.G /
  • 08 July 2022 - 13:34
Pas shifrës alarmante të rasteve me Covid, Instituti del me një apel

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me një apel për qytetarët, pas konfirmimit të mbi 400 rasteve me Covid-19 në 24 orët e fundit.

IKSHP’ja ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen dhe të zbatojnë masat preventive kundër kësaj sëmundje.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet në apelin e IKSHP’së.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 407 raste të reja me Covid-19,.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 1 mijë e 325 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 149 pacientëve.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 1 mijë e 860.

Apeli i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni!

Kosova shënon këtyre ditëve shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje.

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19.

#Vaksinohu!

(Kosova Sot Online)