Biden: Për sa të jem president ndalimi i abortit nuk bëhet ligj

  • A.P /
  • 08 July 2022 - 20:15
Biden: Për sa të jem president ndalimi i abortit nuk bëhet ligj

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se për sa kohë është president nuk do ta lejojë që ndalimi i abortit të bëhet ligj.

Ai ka komentuar pretendimet e kongresistëve republikanë që aborti të jetë i paligjshëm.

Por më lejoni t’ju them diçka: për sa kohë që unë jam president, unë do të vë veton ndaj çdo përpjekjeje”.

“Nuk më intereson se çfarë përpiqen të bëjnë. Nuk do ta lë kurrë të bëhet ligj”, ka shkruar Biden në Facebook.

Gjykata Supreme në SHBA kishte vendosur që ta ndalojë abortin, kjo ka shkaktuar zemërim te pushteti amerikan.

(Kosova Sot Online)