Kurti uron Kurban Bajramin: Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 10:09
Kurti uron Kurban Bajramin: Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kurti uron që kjo festë të sjell paqe e lumturi në zemrën e secilit dhe se solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm i besimtarëve.

“Besimtarët myslimanë sot festojnë Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Me synim tjetrin e jo veten, në këtë ditë rikujtojmë̈ mësimet hyjnore për t’u treguar bujarë e zemërgjerë, sidomos me skamnorët, jetimët, të dobëtit dhe të vetmuarit. Uroj që kjo festë të sjellë paqe e lumturi në zemrën e secilit e solidariteti të jetë udhërrëfyes i përhershëm. Gëzuar e me fat Kurban Bajrami”, ka uruar Kurti.

(Kosova Sot Online)