Shtatë të lënduar në aksidentin e sotëm në Gllarevë

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 14:15
Shtatë të lënduar në aksidentin e sotëm në Gllarevë

Në aksidentin e sotëm në Gllarëve të Klinës, kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura, ndërkaq të lënduarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë.

“Sot rreth orës 10:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në mes dy veturash në Gllarevë të Klinës, nga ku mbetën të lënduar shtatë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Pejë”, ka thënë Gashi

(Kosova Sot Online)