Haxhitë kosovarë e kryjen edhe një ritual fetar, gjuajtjen e gurëve

  • E.K /
  • 09 July 2022 - 16:08
Haxhitë kosovarë e kryjen edhe një ritual fetar, gjuajtjen e gurëve

Haxhitë nga Kosova mbrëmë kanë lënë Arafatin për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Muzdelifes, për të vazhduar sot rrugën drejt Minas për gjuajtjen e gurëve.

"Më pas haxhitë janë liruar nga ihrami dhe kthyer shëndosh e mirë në hotel. Ata kanë uruar njëri-tjetrin për festën e Kurban-Bajramit, me lutjet tek i Madhi Zot për pranim të haxhit dhe ibadeteve të tyre" thuhet në njoftimin e BIK në Facebook.

Gjatë këtyre ditëve, haxhitë do ta kryejnë edhe tavafin e haxhit, për të përfunduar kështu ritualet e haxhit.

Pas përfundimit të ritualeve, ata do kthehen në Kosovë.

(Kosova Sot Online)