Frikë në plazh! Luanët e detit dalin në breg dhe sulmojnë pushuesit

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 09:52
Frikë në plazh! Luanët e detit dalin në breg dhe sulmojnë pushuesit

Luanët e detit dalin në breg dhe sulmojnë pushuesit.

Dy luanë të detit shkaktuan bujë dhe panik kur u shfqen në një plazh në zonën La Jolla të San Diegos dhe filluan të vrapojnë pas njerëzve. Kujdestarët e plazhit ishin në gatishmëri në ujë, duke u siguruar që askush të mos lëndohej dhe luanët e detit të gjenin lehtësisht rrugën për në det.

Sipas mediave të huaja, shkencëtarët besojnë se luanët e detit vuajnë nga mungesa e gjahut natyror, duke i detyruar nënat që ushqehen me gji të kërkojnë ushqim në det. Ndërprerja e zinxhirit ushqimor rreth kolonive kryesore të gjitarëve detarë besohet të jetë shkaktuar nga rritja e temperaturave të ujit, të cilat nga ana tjetër shkaktohen nga erërat jashtëzakonisht të lehta përgjatë bregut perëndimor.

(Kosova Sot Online)