Berberi shqiptar bën gjestin emocionues për Bajram

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 10:15
Berberi shqiptar bën gjestin emocionues për Bajram

Faton Mushica një berber nga Gjilani po bën xhiron e rrjetit pasi në Ditën e Kurban Bajramit, ka qethur të gjithë klientët falas. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka folur rreth kësaj nisme emocionuese.

“Kanë qenë shumë persona që kanë ardhur. Kam edhe dy persona të tjerë që më ndihmojnë. Kam 22 vite që punoj. Vetë jam 39 vjeç. Kam nisur që në moshën 17 vjeçare që e kam nisur. Ma ka trashëguar djali i dajës. Më pëlqeu si zanat dhe tani kam 22 vite.

Kam qenë 5 vite në Zvicër, prej vitit  2012 deri 2017 dhe kam mësuar se si të qeth me flakë. Në fillim kam nisur për ta praktikuar dhe më pas kam mësuar. Në Zvicër e kam shikuar këtë metodë. Është edhe një metodë me flakë që pastron dyllin e veshit.

Ata që erdhën në ditën e Bajramit, kur e morën vesh që ja thash, u emocionuan”, u shpreh ndër të tjera Fatoni.

(Kosova Sot Online)