Policia konfiskon 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 10:28
Policia konfiskon 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri të ndryshme, në një kombi VË transporter gjatë një pike kontrolli në Zupç.

Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka thënë se i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument për mallin e konfiskuar.

Postimi i plotë:

Policia kufitare e Kosovës vazhdon me angazhime për parandalimin e kontrabadimit me mallra

Me datë 10.07.2022, rreth orës 20:15, Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç kanë hasur në një automjet kombi VË transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit ne automjet janë gjet rreth 16 thasë të mëdhenj me tapeta muri të ndryshme.

Për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument. Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme.

(Kosova Sot Online)