Krasniqi për Srebrenicën: Shumë kriminelë serbë vazhdojnë të endën të lirë

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 11:16
Krasniqi për Srebrenicën: Shumë kriminelë serbë vazhdojnë të endën të lirë

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në përkujtimin e masakrës së Srebrenicës ka thënë se edhe sot shumë kriminelë serbë vazhdojnë të endën të lirë.

“Fatkeqësisht, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se kriminelët serbë nuk i kanë kursyer as fëmijët e ratë, duke shtuar se edhe Kosova ka vuajtur nga i njëjti mentalitet.

“I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99”, ka thënë Krasniqi. 

(Kosova Sot Online)