Haradinaj: Gjenocidi në Srebrenicë mbetet njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 11:41
Haradinaj: Gjenocidi në Srebrenicë mbetet njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë, që ka ndodhur 27 vjet më parë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se bashkëndjen me popullin e Bosnjës dhe se e kupton dhimbjen e tyre.

“Gjenocidi në Srebrenicë dhe vrasjet tjera masive në Ballkan, të kryera nga regjimi i Millosheviqit, mbeten njolla të pa shlyera në ndërgjegjen e njerëzimit, derisa nuk vendoset drejtësia”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)