Mbi 21 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin, ja kur dërgohen në Kuvend

  • G.G /
  • 11 July 2022 - 14:10
Mbi 21 mijë nënshkrime në peticionin për Trustin, ja kur dërgohen në Kuvend

21.530 nënshkrime janë mbledhur gjithsej në peticionin e nisur nga një grup qytetarësh, për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit.

Përmes këtij peticioni, synohet rikthimi në votim i projektligjit të Trustit dhe votimi i tij, më pas dhe tërheqja e mjeteve.

Adnan Jashari, iniciues i peticionit për Trustin, ka thënë për Gazeta Blic se pasnesër do t’i dërgojnë nënshkrimet në Kuvend.

“Janë 21.530 nënshkrime. Nesër i skanojmë nënshkrimet. Pasnesër besoj i dërgojmë në Kuvend”, ka thënë Jashari.

Ndryshe, iniciativa për tërheqjen e mjeteve të trustit është nisur nga PDK, nga deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu.

Projektligji që u dërgua në Kuvend dështoi t’i marrë votat e deputetëve, derisa kundër votuan deputetët e mazhorancës.

(Kosova Sot Online)