Arrestohet 50 vjeçari, rrahu djalin dhe më pas dogji shtëpinë

  • E.K /
  • 11 July 2022 - 14:10
Arrestohet 50 vjeçari, rrahu djalin dhe më pas dogji shtëpinë

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr dhe dhunë në familje.

Shtetasi I.K. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur dhe më pas i vuri zjarrin ndërtesës ku ata banoni.

Materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë, e cila po heton për shkaqet dhe rrethanat e saj.

(Kosova Sot Online)