Murtezaj: ATK ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 12:17
Murtezaj: ATK ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj ka prezantuar rezultatet e aktiviteteve të zhvilluara për periudhën janar-qershor 2022.

Ai u shpreh se për gjashtë muaj ATK-ja ka mbledhur mbi 355 milionë euro të hyra për gjashtë muaj.

“Të hyra prej 355.5 milionë euro tatike, në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 përqind”, u shpreh ai.

Murtezaj tregoi se cilët ishin faktorët që ndikuan në rritjen e të hyrave

“Në rritje ka ndikuar fuqizmi i kontrollit të brendshëm, pra rritja e kontrollit dhe llogaridhënies, rritja e transparencës, kur kemi transparencë në shpenzimin e parasë publike, rritet besimi i bizneseve, ka transparecë edhe brenda institucionit, gjithashtu ka ndikuar edhe rritja e efikasitetit të borxheve tatimore dhe dixhitalizimi i shërbimeve”, tha ai.

Ai gjithashtu ka bërë edhe prezantimin e reformave të rimbursimit të tatimeve, ku tha se është kthyer besueshmia në këtë proces.

(Kosova Sot Online)