Putin jashtë Rusisë për herë të dytë pas fillimit të luftës, takohet me Erdoganin

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 13:05
Putin jashtë Rusisë për herë të dytë pas fillimit të luftës, takohet me Erdoganin

Vladimir Putin, do të shkojë në Teheran për t’u takuar me presidentin e Iranit, Ebrahim Risi. 

Pos me presidentin iranian, Putin do të takohet edhe me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.

Vizita e Putinit në Teheran vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar se “Irani mund ta furnizojë Rusinë me dronë”, në përpjekjet ruse për ta pushtuar Ukrainën.

E vizita e Putinit në Iran do të pasojë udhëtimin e presidentit amerikan Joe Biden në Izrael dhe Arabinë Saudite këtë javë, ku programi bërthamor i Iranit dhe aktivitetet malinje në rajon do të jenë një temë kryesore e diskutimi.

Lufta në Ukrainë po vazhdon, teksa Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe lindore të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)