Ky është shkaku i aksidentit me vdekje në Prizren, dy të lënduarit janë nisur për QKUK

  • G.G /
  • 12 July 2022 - 13:27
Ky është shkaku i aksidentit me vdekje në Prizren, dy të lënduarit janë nisur për QKUK

Janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dy personat e lënduar në aksidentin në dalje të Zhurit në drejtim të Prizrenit, ku vdiq një person mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës.

Në një prononcim për Gazetën Express, udhëheqësi i i zyrës së operatives në policinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu tha se aksidenti ka ndodhur kur njëra prej automjeteve ka dalë në shiritin e kundërt dhe janë goditur drejtpërdrejtë.

Tutje, ai shtoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Ndërsa, një person ka vdekur në vendin e ngjarjes. 

(Kosova Sot Online)