Vetura godet për vdekje një këmbësore në Istog

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 16:38
Vetura godet për vdekje një këmbësore në Istog

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubozhd të Istogut, ku një veturë e ka goditur për vdekje një këmbësore.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi poashtu njoftoi se janë në kërkim të të dyshuarit që e shkaktoi aksidentin.

“Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)