Shaqir Totaj shkon në punë me biçikletë

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 16:46
Shaqir Totaj shkon në punë me biçikletë

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vendosur të shkojë në punë dhe të kthehet në shtëpi me biçikletë.

Totaj e publikoi vetë një fotografi në Facebook, duke shkruaj se “shtegu i biçikletave është në funksion të të gjithëve”.

“Përfundova ditën e punës dhe po shfrytëzoj transportin alternativ  , për t’u kthyer në shtëpi. Shtegu i biçikletave tashmë është në funksion të të gjithëve”, shkroi Totaj.

Kryetari i ftoi qytetarët që të veprojnë si ai, duke menduar për ambientin.

“Ju inkurajoj të veproni njejtë, të mbrojmë ambientin e qytetit tonë së bashku dhe të kujdesemi për shëndetin ”, shkroi Totaj.

(Kosova Sot Online)