OBSH apel qeverive: Covid është ende një emergjencë, vlerësoni rivendosjen e kufizimeve

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 20:31
OBSH apel qeverive: Covid është ende një emergjencë, vlerësoni rivendosjen e kufizimeve

Pandemia e Covid-it është larg fundit”, kjo është nënvizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila, për t’iu përgjigjur pikut të ri të infeksioneve, fton qeveritë të “vlerësojnë rivendosjen e kufizimeve”.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se është “i shqetësuar” sepse “rastet vazhdojnë të rriten, duke ushtruar presion të mëtejshëm mbi sistemet shëndetësore dhe vdekjet janë të papranueshme të larta”. Virusi, shton ai, “mbetet një emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”.

Me rritjen e transmetimit të Covid dhe shtrimeve në spital, qeveritë duhet të zbatojnë masa të provuara si përdorimi i maskave, ventilimi i përmirësuar dhe testimi”, shpjegon Ghebreyesus.

“Unë u bëj thirrje qeverive të rishikojnë dhe përshtatin rregullisht planet e tyre të reagimit ndaj Covid-19 bazuar në epidemiologjinë aktuale dhe gjithashtu shfaqjen e mundshme të varianteve të reja”, apeloi kreu i OBSH

(Kosova Sot Online)