Rritje e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë, inflacioni shkon në 14%

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 20:35
Rritje e vazhdueshme e çmimeve në Kosovë, inflacioni shkon në 14%

Inflacioni ka shkuar në 14.1 për qind. Produktet që janë shtrenjtuar më së shumti janë buka, drithërat, mishi, pemët dhe karburantet.

Çmimet e bukës, drithërave, mishit, pemëve dhe karburanteve veç për muajin qershor janë rritur dukshëm krahasuar me muajin paraprak të këtij viti. Kështu ka treguar Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.

Në raportin e publikuar më 12 korrik, thuhet se rritja e çmimit të karburanteve arriti në 15.4 për qind, krahasuar me muajin maj apo 67,3% për dallim nga qershori i 2021-s.

Njëkohësisht, kjo shënon rritjen më të madhe të çmimit të karburanteve.
“Buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (2,3), pijet alkoolike (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,8%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), pushime të organizuara (4,1%), shërbimet hoteliere (2,3%)”.

(Kosova Sot Online)