Përgatitnin shitjen e një toke në vlerë rreth një milion euro, arrestohen dy persona

  • A.P /
  • 12 July 2022 - 21:20
Përgatitnin shitjen e një toke në vlerë rreth një milion euro, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit më datë 04.07.2022, kishte siguruar informata lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ku një person i dyshuar ka ndryshuar dokumentin origjinal, letërnjoftimin e shtetit të Serbisë, duke vendosur fotografinë e vetë në letërnjoftim të personit tjetër gjithashtu nga Serbia, duke e shfrytëzuar dhe pretenduar shitjen e disa pronave në zonën kadastrale në komunën e  Suharekës.

Sot janë arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale: S.M. femër (1971)dhe H.I. mashkull (1979), nën dyshimin se në bashkëkryerje dhe me dashje kanë kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’.

Lexo Edhe:

  Policia ka njoftuar se i dyshuari në fjalë pasi ka falsifikuar letërnjoftimin e pronarit legjitim të pronave në këtë zonë, më pas ka autorizuar të dyshuarën me iniciale (S.M), që e njëjta të vazhdoj me shitjen e pronave së bashku me personin (H.I.) i cili ka shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, ku sipërfaqja e pronave që kanë pretenduar t’i shesin arrin afërsisht dhjetë (10) hektar, në vlerën aktuale përafërsisht rreth një milion Euro, por kjo është ndaluar duke i arrestuar të dyshuarit e lartcekur në flagrancë, falë angazhimeve dhe punës se përbashkët të Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, me Institucionet e lartcekura.

     y personat e dyshuar (S.M.) dhe (H.I.)  janë intervistuar në prezencë të mbrojtësve të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe përkthyesit, dhe pas intervistimit të njëjtëve me Aktvendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 Në komunikatën e PK-së thuhet se hetimet lidhur me këtë rast do të vazhdojnë në drejtim të arrestimit të personit të tretë të dyshuar dhe eventualisht personave tjerë të përfshirë në këtë rast.

(Kosova Sot Online)