Në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2000, merr fund arratia për shqiptarin

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 09:48
Në kërkim ndërkombëtar prej vitit 2000, merr fund arratia për shqiptarin

Policia italiane ka arrestuar një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2000, pasi ka kryer grabitje dhe ka vrarë një person në Shqipëri e më pas është zhdukur.

Sipas medieve italiane 40-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 25 vite burg për vrasje, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Ai është arrestuar pas hetimeve të autoriteteve italiane, në bashkëpunim me ato shqiptare.

Ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë për ekzekutimin e dënimit.

(Kosova Sot Online)