Krasniqi fton drejtorët e spitaleve, kërkon mobilizim për ndonjë valë të re të Covidit

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 10:16
Krasniqi fton drejtorët e spitaleve, kërkon mobilizim për ndonjë valë të re të Covidit

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me Coronavirus.

Krasniqi tha se e ka parë të arsyeshme këtë takim, në mënyrë që të mobilizohen për ndonjë valë të madhe të koronavirusit në vend.

“Ky është një aktivitet i zakonshëm me rastin e infeksionit me Covid. Dje kam pas takim me komunitetin. Prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me këkru një mobilizim për ndonjë valë të madhe”. 

(Kosova Sot Online)