Do t’i kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë që të shtohet numri i infermierve

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 11:24
Do t’i kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë që të shtohet numri i infermierve

Kosova ka nevojë për më shumë infermierë, ka thënë të mërkurën, Valbon Krasniqi, drejtor në  Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Rrjedhimisht, ai ka deklaruar se do të shtrojnë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për rritjen e numrit të infermierëve.

Këtë deklaratë, Krasniqi e ka dhënë pas takimit me drejtorët e spitaleve të përgjithshme.

“Qëllimi i takimi ishte rishikimi i planeve tona. Të rishikojmë infrastrukturën, pajisjet mbrojtëse për personel shëndetësor dhe material shpenzues dhe shtimin e stafit infermier. Ne do të vazhdojmë me ofrimin e shërbimeve sepse numri i pacientëve në klinika nuk është i madh. Ne kemi takime dhe përgatitemi që çdo pacient të ketë mundësi për trajtim të nevojshëm”, ka thënë ai. “Ka mungesa sidomos te anesteziologët, pulmologët. Ka mungesa në QKUK. Pjesën më të madhe e kemi te stafi infermier. Sot edhe zyrtarisht po bëjmë përpjekje për staf shtesë të infermierëve”.

Ditëve të fundit janë shtuar rastet me COVID-19, çka u paralajmërua se mund të rritet numri i të hospitalizuarve. 

(Kosova Sot Online)