Lukashenko thotë se perëndimi “po e shtyen” botën drejt një lufte që s’mund ta fitojë askush

  • G.G /
  • 13 July 2022 - 13:02
Lukashenko thotë se perëndimi “po e shtyen” botën drejt një lufte që s’mund ta fitojë askush

Aleksandër Lukashenko, president i Bjellorusisë e që nuk pranohet nga perëndimi si i tillë ka thënë se “perëndimi po e shtyn botën drejt një lufte të madhe”, shton se atë luftë “askush s’mund ta fitojë”.

Këtë komente presidenti i afërt me Vladimir Putinin i ka bërë gjatë një ceremonie për të nderuar të diplomuarit e shkollave ushtarake, raporton agjencia e lajmeve bjelloruse Belta.

“Zhvillimet e vazhdueshme përfaqësojnë hapa vendimtarë drejt një rendi botëror shumëpolar dhe ndërprerjes së hegjemonisë amerikane të përforcuar nga ngritja ushtarake, ideologjia neo-naziste dhe regjimet haptazi fashiste rreth vendeve të pakëndshme”, ka pretenduar Lukashenko.

Lukashenko është president i kontestuar, pasi në gusht të vitit 2020 akuzohet se i ka manipuluar zgjedhjet presidenciale.

Është në pushtet që nga viti 1994 dhe njihet si politikan autoritar që e shtypë opozitën dhe të drejtat e njeriut.

Shkelje të tilla janë parë gjatë gushtit 2020, ku policia bjelloruse shtypi protestat duke burgosur dhjetëra kundërshtarë politikë.

(Kosova Sot Online)