Shpërthen Covid-19 në Kosovë, 763 raste të reja

  • G.G /
  • 13 July 2022 - 13:21
Shpërthen Covid-19 në Kosovë, 763 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes dhe 763 raste të reja me Covid-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 2 mijë mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 213 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive ka arritur 2 mijë e 184.

(Kosova Sot Online)