Zjarri kaplon një hekurishte afër Ferizajt

  • A.P /
  • 13 July 2022 - 16:03
Zjarri kaplon një hekurishte afër Ferizajt

Një depo e hekurishteve në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga flakët sot rreth orës 13:40.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot , rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘’Mbrojtja e Ambientit’’ është një zjarr”, tha Veseli.

Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe zjarrfikësit.

Sipas Veselit, nuk është raportuar për të lënduar.

(Kosova Sot Online)