
Lexoni edhe:
Petkoviqi i reagon ashpër Qeverisë së Kosovës “gënjeshtër e pastër”
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj francez Emmanuel Macron dhe popullin e tij për Ditën Kombëtare.
“I urojmë Presidentit Emmanuel Macron dhe popullit francez gëzuar festën kombëtare!”, ka shkruar në frëngjisht Osmani në Twitter.
Petkoviqi i reagon ashpër Qeverisë së Kosovës “gënjeshtër e pastër”Lexoni edhe:
Presidentja tha se pret nga Franca që të thellohet edhe më shumë raporti mes dy vendeve.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ndërsa festojmë këtë ditë të veçantë, presim me padurim të forcojmë më tej lidhjen tonë”.
Dita e Bastillës është festa kombëtare e Francës, e cila festohet çdo vit më 14 korrik. Paradat ushtarake dhe shfaqjet me fishekzjarrë janë ndër kremtet që zhvillohen në këtë ditë për shënuar 14 korrikun e vitit 1789, një datë e cila ishte një nga zhvillimet e rëndësishme që i hapi rrugën Revolucionit Francez.
(Kosova Sot Online)