Euobserver: BE sot diskuton një ‘bllok’ të mundshëm për viza për këta persona nga Ballkani Perëndimor

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 10:55
Euobserver: BE sot diskuton një ‘bllok’ të mundshëm për viza për këta persona nga Ballkani Perëndimor

Mediumi “Euobserver” shkruan sot se shtetet e Bashkimit Evropian janë duke zhvilluar bisedime për një bllokadë të mundshme për viza të personave të ekstremit të djathtë në Ballkanin Perëndimor si rezultat i frikës se propaganda ruse po nxit kërcënime të reja.

Bisedat konfidenciale, që do të mbahen në një celulë kundër terrorizmit në Këshillin Evropian më 14 korrik do të përfshijë “ një diskutim mbi efektshmërinë e ndalimeve mbi disa subjekte ekstremiste në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Euobservere thirrur në burime të brendshme.

“Shumë lëvizje të ekstremit të djathtë në Ballkanin Perëndimor kanë një aversion të fortë ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian,”, thuhet në një draft të presidencës çeke që “Euosberver” shkruan e se ka parë.

Si arsye e rritjes së mosbesimit ndaj Perëndimit thuhet se është raporti i fortë që Rusia ka mbjellur me popullistët ortodoksë në rajonin e Ballkanit Perëndimor,

“Një arsye për rritjen e mosbesimit ndaj Perëndimit është marrëdhënia e fortë që Rusia ka ndërtuar me popullsitë ortodoksë në rajon. Rusia e paraqet veten si mbrojtëse të disa vendeve në veçanti, por gjithashtu të grupeve të krishterë ortodoksë në Ballkanin Perëndimor,” thuhet aty.

Siç shkruan ky medium, në të kaluarën BE kishte pasur shqetësime rreth luftëtarëve të huaj xhihadistë që ktheheshin në rajon nga Lindja e mesme, derisa lufta në Ukrainë ka ngritur shqetësime edhe për disa “ndjekës vendas të ekstremit të djathtë” e që sipas draftit të presidencës çeke më se shumti ka gjasa që të njëjtit të jenë në anën e Rusisë.

(Kosova Sot Online)