IPK arreston një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë në Pejë, për çka dyshohen ata?

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 11:08
IPK arreston një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë në Pejë, për çka dyshohen ata?

Inspektorati Policor i Kosovës ka zhvilluar një operacion mbrëmë në Pejë, i cili ka rezultuar me arrestimin e një zyrtari policor dhe gjashtë qytetarëve nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm”.

IPK ka njoftuar muaj më parë hetuesit kanë pranuar informacione se një zyrtar policor, punonjës në Drejtorinë e PK-së në Pejë, dyshohet se ishte përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Në kuadër të hetimeve, mbrëmë hetuesit e IPK-së kanë zbatuar urdhrin e kontrollit në një lokal në rrugën “Hoxhë Tahsini”, në Pejë, pasi dyshohej se aty ishin duke u zhvilluar aktivitete të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit IPK ka njoftuar se janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast. 

(Kosova Sot Online)