Gjesti i Joe Biden në Izrael bëhet viral

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 11:20
Gjesti i Joe Biden në Izrael bëhet viral

Këshilltari i kryeministrit të Izraelit, Yair Zivan, ka publikuar një fotografi të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ku numri një i Shtëpisë së Bardhë shihet teksa ulet në gju për t’iu folur dy të mbijetuarave të Holokaustit.

Zivan e ka cilësuar këtë si një moment të fuqishëm që shënoi edhe fundin e ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem.

|”Një moment tepër i fuqishëm në fund të ceremonisë përkujtimore në Yad Vashem derisa predienti i SHBA-së,  Biden ulet në një gju për të folur me dy të mbijetuara të Holokaustit”, ka shkruar Zivan.

Fotografia e publikuar nga Zivan ka marrë mijëra pëlqime në ‘twitter’.

(Kosova Sot Online)