Lexoni edhe:
Dënohet prizrenasi që hyri në xhaminë “Sinan Qatip” e ia vodhi hoxhës 300 euro
Në Kuvendin e Kosovës u miratua në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Nënkryetari i Kuvendit nga LDK-ja, Kujtim Shala, paraprakisht e pyeti kryeparlamentarin Glauk Konjufca për qëndrimin e tij rreth këtij projektligji.
Dënohet prizrenasi që hyri në xhaminë “Sinan Qatip” e ia vodhi hoxhës 300 euroLexoni edhe:
“Z. kryetar, më intereson çfarë qëndrimi keni ju për këtë çështje, meqë ju patët marrë përsipër që këtë projektligj t’ia dërgoni Komisionit të Venecias”, tha Shala.
Konjufca tha se i ka pritur dhe lexuar me vëmendje opnionet e Komisionit të Venecias dhe se do të abstenojë deri në përfshirjen e tyre në projektligj.
“Kam abstenuar dhe kështu do të bëj edhe sot, sepse më duket shumë korrekte që meqenëse vetë e kam dërguar, të pres deri në përfshirjen e këtyre opinioneve në lexim të dytë nga komisioni funksional”, tha kryeparlamentari Konjufca.
Ai tha se ka besim në komisionet e Kuvendit.
“Mendoj që e ka aftësinë që t’i përfshijë këto opinione”, tha Konjufca.
Kjo përgjigje nuk i mjaftoi Shalës, i cili tha se kryeparlamentari ka mendim të njëjtë me Qeverinë.
“Nuk është e mjaftueshme… Ju e keni mendimin që e ka Qeveria dhe s’më duket në rregull”, tha Shala.
Deputeti i PDK-së tha se duket se “s’ka garantues” në këtë proces, duke iu referuar Konjufcës.
(Kosova Sot Online)