“Dhëndri i Ilir Xhakollit kapet për drogë”, Kryebashkiaku i Pogradecit: Jemi me pushime

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 12:31
“Dhëndri i Ilir Xhakollit kapet për drogë”, Kryebashkiaku i Pogradecit: Jemi me pushime

Mediat në Maqedoni raportuanpër zbulimin e një “shtëpie bari” në Ohër duke deklaruar se janë arrestuar 10 persona, mes tyre edhe pronari i investimit. Sipas mediave në fjalë, pronari është dhëndri i kryebashkiakut të Pogradecit, Ilir Xhakolli.

Abcnews.al konkaktoi me Xhakollin në lidhje me akuzat në fjalë. Përmes telefonit, ai mohoi gjithçka duke theksuar se dhëndri ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.

“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai.

Sipas mediave maqedonave fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës. Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe. Operacioni është ende në vijim.

(Kosova Sot Online)