“Balkan Baromter”, sa është përqindja e qytetarëve që i besojnë plotësisht Qeverisë Kurti?

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 13:45
“Balkan Baromter”, sa është përqindja e qytetarëve që i besojnë plotësisht Qeverisë Kurti?

Sipas një raporti të “Balkan Baramoter” që publikohet nga Regional Cooperation Council për vitin 2022, besimi për Qeverinë në vitin 2022 është rritur për 42 pikë të përqindjes. 68 për qind e qytetarëve kanë besim te ekzekutivi, 30 për qind e tyre i besojnë plotësisht.

Në raport për besimin në Parlament thuhet se 65 për qind e qytetarëve i besojnë Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, gjykata gëzon 61 për qind të besueshmërisë, thotë raporti.

Besueshmëri të lartë ka auditimi, me 74 për qind e të anketuarve që i bësojnë.

Raporti pos për Kosovën ka nxjerr të dhëna edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në Maqedoninë e Veriut më së paku i besojnë gjyqësorit, ndërsa në Bosnje më së paku kanë besim të Qeveria. 

(Kosova Sot Online)