Projektligji për Byronë Shtetërore, Haxhiu: Do të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias

  • G.G /
  • 14 July 2022 - 13:52
Projektligji për Byronë Shtetërore, Haxhiu: Do të adresohen rekomandimet e Komisionit të Venecias

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me 58 vota për dhe 3 abstenime, ndërsa me këtë rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen të gjitha pranë grupit punues të Komisionit për Legjislacion.

Haxhiu në një postim në Facebook ka falënderuar deputetët që votuan projektligjin.

“Falënderoj deputetët e Kuvendit për miratimin në parim të Projektligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias do të adresohen të gjitha pranë grupit punues të Komisionit për Legjislacion”, shkruan Haxhiu.

Partitë opozitare nuk kanë marr pjesë në votim, pasi që patën kundërshtime të ashpra rreth këtij Projektligji.

(Kosova Sot Online)