Peshkaqeni më i shpejt në botë kapet duke notuar në Barcelonë

  • 14 July 2022 - 14:15
Peshkaqeni më i shpejt në botë kapet duke notuar në Barcelonë

Një fotograf nënujor ka kapur së fundmi pamjet e peshkaqenit më të shpejtë në botë në ujërat përreth vijës bregdetare të Barcelonës.

Peshkaqeni mund të arrijë shpejtësinë mbi 72 kilometra në orë dhe aktualisht renditet si i rrezikuar. Kjo është hera e parë që është parë në Mesdhe në më shumë se 10 vjet.

Fotografi nënujor David Jara, i cili kapi imazhet së bashku me Carlos Molina, i tha El Pais: “Ne pamë një hije të madhe të zezë në lëvizje. Ne ishim pak të hutuar. Por befas pamë diçka që dilte nga deti. Në fillim menduam se ishte një peshk dielli, por shpejt vumë re peshkaqenin”.

“Pastaj u afruam, ndaluam në një distancë të sigurt dhe ai iu afrua rreth varkës. Ishte mbresëlënëse”, tha ai.

(Kosova Sot Online)