U fut në det të shpëtojë 15-vjeçarët, mbytet i riu në Durrës

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 14:22
U fut në det të shpëtojë 15-vjeçarët, mbytet i riu në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 19-vjeçar i cili është futur në det për të shpëtuar dy të rinj të tjerë, nga 15 vjeç, dyshohet të jetë mbytur në bregdetin e Pisht Pallës në Durrës.

Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër dyshohet se ka ndërruar jetë. Trupi i tij ende nuk është gjetur.

(Kosova Sot Online)