Sondazhi/ Vetëm një përqindje e vogël e kosovarëve duan të punojnë tek privatët

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 14:51
Sondazhi/ Vetëm një përqindje e vogël e kosovarëve duan të punojnë tek privatët

Sipas një raporti të “Balkan Baramoter” që publikohet nga Regional Cooperation Council për vitin 2022 rezulton që vetëm 17 për qind e kosovarëve duan të punojnë në sektorin privat.

36 për qind e qytetarëve sipas matjes duan të punojnë në sektorin publik e 42 për qind nuk kanë asnjë preferencë.

Pelqyeshmëria në sektorin privat është e ulët edhe në vendet e tjera të rajonit.

Vetëm 8 pë rqind e qytetarëve të Malit të Zi duan të punojnë në sektorin privat, ndërkaq më së shumti në rajon që e duan këtë sektor është Shqipëria 24 për qind.

17 për qind është në Maqedoninë e Veriut, 15 për qind në Serbi dhe 11 për qind në Bosnje.

(Kosova Sot Online)