Nuk është dukur qe disa ditë, Osmani paralajmëron një aktivitet për nesër

  • E.K /
  • 14 July 2022 - 15:29
Nuk është dukur qe disa ditë, Osmani paralajmëron një aktivitet për nesër

Presidentja Vjosa Osmani, pas disa ditëve pa aktivitete nesër do ta pres në takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau.

Zyra për media e Presidencës, njofton se takimi do të zhvillohet nesër në ora 09:00 në Kabinetin e Presidentes.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbignieë Rau”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)