Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman të Bundeswerit gjerman

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 20:26
Mehaj priti në takim gjeneralin gjerman të Bundeswerit gjerman

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti në takim Komandantin e Komandës së Operacioneve të Forcave të Përbashkëta të Bundeswehr-it Gjerman, Gjenerallejtënant Bernd Schütt.

Sipas njoftimiyt, në këtë takim, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe planet dhe projektet për avancimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen. 

Me këtë rast, Ministri Mehaj shprehu falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen nga shteti dhe forcat e armatosura gjermane për sigurinë e vendit si dhe ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

(Kosova Sot Online)