Kurti priti në takim Rockefellerët Stephen Heintz dhe Mija Vukojeviq

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 21:17
Kurti priti në takim Rockefellerët Stephen Heintz dhe Mija Vukojeviq

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Rockeller Brothers Fund, ku prezent ishin kryetari i saj Stephen Heintz dhe drejtorja e programit për Ballkanin Perëndimor, Mia Vukojeviq.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, në takim është diskutuar bashkëpunimi për të avancuar drejt integrimit euro-atlantik dhe angazhimi i përbashkët për zhvillim ekonomik dhe sundim të ligjit.

Në takim, Kryeministri Kurti theksoi stabilitetin institucional aktual, indikatorët pozitiv ekonomik dhe reformat në drejtësi. U bisedua për forcimin e cilësisë së demokracisë nëpërmjet llogaridhënies dhe transparencës, si dhe avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në energji të ripërtritshme dhe mjedis të shëndetshëm. Duke kundërshtuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak në Ukrainë, u diskutua për efektet në Evropë dhe botë. Po ashtu, u fol edhe për mbështetjen dhe bashkëpunimin e Rockefeller Brothers Fund me organizatat vendore në Kosovë, drejt forcimit të praktikës demokratike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit të një të ardhmeje evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor.”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)