Deputeti maqedonas i vë flakën propozimit të Francës

  • A.P /
  • 14 July 2022 - 21:20
Deputeti maqedonas i vë flakën propozimit të Francës

Deputeti maqedonas i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, në seancën plenare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ditën e sotme i ka vënë flakën propozimit francez.

Ky gjest i tij u mirëprit dhe u duartrokit nga ana e deputetëve të opozitës.

Para veprimit të tij edhe deputeti tjetër opozitar, Dragan Kovacki në fjalimin e tij shumë herë iu drejtua deputetëve të maxhorancës me fjalët “tradhtarë, të degjeneruar, nuk meritoni të quheni maqedonas”.

Më pas tentoi të djegë dokumentin që po diskutohet sot, i cili bazohet në propozimin francez, por dështoi me çakmakun e tij.

(Kosova Sot Online)